ensq
+355 68 90 83 803 E hënë - E premte 08:30 - 17:00 Rruga “Andrea Kushi”, Tirana, Albania Ora Lokale:
sqen
Akredituar
ISO 17025
Akredituar
ISO 17020
Laboratori i parë
Kalibrimi Privat në Shqipëri
Merrni një Vlerësim

Rreth nesh

"Historia e gjatë e shkurtuar"

Shërbimet Kryesore

Çdo shërbim në lidhje me matësat e energjisë ose instrumentet e përdorura për matjen e madhësive elektrike që mund te keni nevojë janë brenda fushës së mbulimit të HTT. Ne i mirëpresim të gjitha sfidat duke ofruar shërbime të shpejta, efikase, me kosto efektive të cilat përmbushin specifikisht kërkesat tuaja.

  • Testim matësi
    Një dhe tre fazor
  • Inspektim matësi
    Një dhe tre fazor
  • Kalibrim matësi
    standard referues
  • Kalibrim matesi
    energjie elektrike
  • Kalibrim instrumentash
    për matje DC-AC
  • Kalibrim instrumentash
    multifunksional
  • Kalibrim instrumentash për
    matjen e rezistencës së izolimit
  • Kalibrimi instrumentash
    me darë rryme

Historia e HTT-së

HTT u krijua fillimisht në 1993. Në 2012, u krijuan shërbimet e matësave elektrikë dhe ato po operonin si kompani e vetme e pavarur. Zgjerimi ynë na ka lejuar luksin për të mbetur një kompani e orientuar drejt shërbimit dhe aftësinë për të qëndruar të paanshëm në rekomandimet tona për klientët tanë. Ne nuk shesim produkte. Malli ynë i vetëm është shërbimi. Ne ofrojmë shërbime të plota të verifikimit, inspektimit dhe kalibrimit për instrumentet e energjisë elektrike si dhe shërbime të kalibrimit për instrumentet e tjerë të përdorur për matjen e madhësive elektrike.

Si kemi filluar

HTT është kompania më e vjetër në tregun shqiptar, duke filluar shërbimet e saj me verifikimin e matësave të energjisë elektrike që nga viti 2012. HTT ka fituar dhe ruan një akreditim të vlefshëm të standardit ISO 17025.

Zgjerimi me Laboratororin e Kalibrimit

Në 2015 HTT fiton akreditimin me standardin ISO 17025 si një laborator kalibrimi i matësave të energjisë dhe matësve standardë referues.

Zgjerimi i Shërbimeve në terren

Në vitin 2018 kompania fiton akreditimin me standardin ISO 17020 si një trupë inspektuese i matësave elektrikë një fazor dhe tre fazor. HTT ka zgjeruar më tej fushën e akreditimit duke shtuar gjithashtu inspektimin e transformatorëve të rrymes dhe matjen e rezistencës së tokëzimit në vendndodhje.

Certifikime të tjera

Me kalimin e viteve kompania është certifikuar me shumë standarde të tjera si ISO 9001, ISO 14001, ISO 45001, ISO 27001.

Përvojë e pakrahasueshme

Me gati dy dekada përvojë praktike HTT e njeh biznesin e saj nga themeli dhe është krenare që kredencialet e saj të shërbimit janë të patejkalueshme në këtë industri. “Ne jemi ekspertët teknikë të matjes elektrike me një histori të provuar”, ” Ne nuk na intereson të jemi të parët në gjithçka, por krenohemi duke qenë të zotë në një gjë – Matjen.” Në qoftë së ju intereson një matje e saktë, atëherë do tju interesojë cfarë shërbimi testimi do të zgjidhni. Tregohuni të zgjuar. zgjidhni HTT, kompaninë e shërbimit të orientuar nga matësat elektrikë.

Ne kemi fituar akreditimet tona kombëtare dhe ndërkombëtare për ISO / IEC 17025, në fushën e verifikimit, kalibrimit dhe inspektimit të matësave elektrik dhe instrumentave të tjerë të përdorur për matjen e parametrave elektrik. Ne kemi mbajtur certifikimet tona vazhdimisht në gjendje të mirë, duke shtuar dhe rafinuar aftësitë tona rregullisht.

Laboratori ynë është laboratori i parë privat në Shqipëri i autorizuar për testimin e matësave elektrikë që ka marrë akreditimin për standardin ISO/IEC 17025 dhe ISO/IEC 17020.

Për klientët tanë, a mund ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’ju falënderuar përsëri që na keni sjellë këtu ku jemi! Për ata prej jush që konsiderojnë shërbimet tona, ne shpresojmë që të kemi mundësinë për të punuar me ju në të ardhmen e afërt! Ne e mirëpresim mundësinë për të siguruar një shërbim për nevojat tuaja, si dhe çdo pyetje se si HTT mund t’ju shërbejë më së miri.

Akreditimet dhe Certifikimet e Ruajtura100%
Kontrolli i Sistemit të Cilësisë100%
Kënaqësia e Klientit100%

VENDOSJA E STANDARDEVE

HTT ofron shërbime të ndryshme për klientët e saj. Secili shërbim mbështetet nga garancia HTT për punë cilësore deri në detajet më të vogla. HTT gjithashtu përmbush standardet më të larta të testimeve të industrisë dhe krenohet me ekspertizën e saj teknike dhe të dhënat e provuara të besueshmërisë.

0
Konsumatorë të kënaqur
0
Organizatat e Bashkëpunimit
0
Vlerësime të Suksesshme

Nënshkrimi HTT

Kur ne marim përsipër një punë, qëllimi ynë është ta kryejmë atë në menyrën më të mirë dhe më të drejtë.

Ky nuk është vetëm një premtim nga ana jonë; Është nënshkrimi i HTT!