ensq
+355 68 90 83 803 E hënë - E premte 08:30 - 17:00 Rruga “Andrea Kushi”, Tirana, Albania Ora Lokale:
sqen
Akredituar
ISO 17025
Akredituar
ISO 17020
Laboratori i parë
Kalibrimi Privat në Shqipëri
Oferte Shërbimi Kalibrimi

Produkte për Vulosje

Etiketa

Etiketat e sigurisë ofrojnë një mbyllje kundra ndërhyrjeve për matësat e energjisë elektrike, matësat standard referues dhe për të gjithë instrumentet e përdorura për matjen e madhësive elektrike. Etiketat tona të sigurisë japin një provë të qartë vizuale të ndërhyrjeve duke lënë shenjë në sipërfaqen e vendosur. Etiketat tona janë të personalizueshme dhe ato përfshijnë: Tekst sigurie, numërim unik me barkod sipas rezultatit, shërbimin e aplikuar, të dhëna të pajisjes, logo, shirita hologramë dhe tekst ngjitës të personalizueshëm (void).

Vula

Vulat e sigurisë prodhohen duke përdorur materiale të sigurisë së lartë të përbërë nga dy elementë:

  • Vulos strukturën e jashtme (Statori)
  • Pjesa e brendshme (Rotori)

 

Vulat kanë inicialet e kompanisë dhe numër serial unik me 8 shifra me shifra dhe barkod.

Specifikimet teknike
Vula është bërë nga përbërës me cilësi të lartë, materiali statorit është Polikarbonat dhe materiali i rotorit është Acetal. Çdo përpjekje për të ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në mekanizmin e brendshëm është e dukshme për shkak të ngjyrës transparente të vulës. 4 shifra që korrespondojnë me 4 shifrat e fundit të numrit serik të vulës dhe një shenjë trekëndëshe (▼), janë printuar me lazer tek rotori, këto shenja shërbejnë për të ndihmuar analizën në lidhje me identifikimin nëse vulën është ndërhyrë pas shërbimit të fundit. Diapazoni i Rezistencës ndaj Temperaturës së Vulës së Sigurisë është -40 °C deri +130 °C.

Aplikimi
Vulat plastike përdoren tek matësat e energjisë elektrike, bokse individuale, panele matëse për të parandaluar / mbrojtur matësit e energjisë nga ndërhyrjet.

Qëndrueshmëria dhe mjedisi
Vulat janë të përshtatshme për aplikim të jashtëm dhe të brendshëm dhe të qëndrueshme deri në 20 vjet.

Tel për Vula

Teli vulosjes për vulat e sigurisë është tel çeliku i cili paraqitet në dy lloje: të përdredhur ose të përdredhur dhe plastike të mbështjellur sipas shkallës 304. Ky tel përdoret gjerësisht për vulosjen e vulave të sigurisë për shkak të vetive të larta fizike si rezistenca ndaj korrozionit. Teli çelikut për vulosjen e vulave ka një rezistencë shumë të mirë në tërheqje dhe ka rezistencë ndaj temperaturave të larta.

  • Teli çelikut i përdredhur për vulat e sigurisë ka një tel çeliku qendror i cili ka një diametër më të madh 0.3 mm në të cilin janë përdredhur disa tela çeliku me diametër më të vogël 0.13 mm. Diametri total i telit është 0.66 mm. Teli ka një rezistencë në tërheqje mbi 150 (N / mm²).
  • Teli çelikut me përdredhje dhe veshje plastike për vulat e sigurisë ka 7 fije tela çeliku të cilat kanë një diametër 0.13 mm, ato janë të përdredhura dhe të mbështjella me veshje plastike. Diametri total i telit është 0.66 mm. Teli ka një rezistencë në tërheqje mbi 300 (N / mm²).

Të dy telat kanë një diapazon të rezistencës së temperaturës prej -200 ° C deri +300 ° C.