Njoftim për privatësinë
Mbrojtja e informacionit tuaj personal është e rëndësishme për ne. Ju lutemi merrni disa momente për të lexuar këtë Njoftim të Privatësisë dhe të mësoni për mënyrën e funksionimit të kompanisë sonë. Ky njoftim tregon praktikat e privatësisë në faqen www.htt-al.com. Ky njoftim për privatësi zbatohet vetëm për informacionin e mbledhur nga kjo faqe interneti. Ai do t’ju njoftoj për sa vijon:
Kush jemi ne?
www.htt-al.com është faqja e internetit e Kompanisë sonë. Përmes faqes sonë të internetit mund të mësoni për shërbimet që ofron Kompania jonë, çmimet, akreditimet dhe çertifikatat në pronësi.
Mbledhja, Përdorimi Ruajtja dhe Ndarja e Informacionit
Ne jemi pronarët e vetëm të informacionit të mbledhur në këtë faqe. Vetëm ne kemi qasje / mbledhim informacionin që na jepni vullnetarisht përmes emailit ose kontaktit tjetër direkt nga ju. Ne nuk do ta shesim ose japim me qira këtë informacion tek askush. Informacioni i dhënë do të ruhet vetëm në serverët tanë.
Ne do të përdorim informacionin tuaj për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja, sipas kërkesës që na keni kontaktuar. Ne nuk do të ndajmë informacionet tuaja me ndonjë palë të tretë jashtë organizatës sonë. Ne gjithashtu do të përdorim informacionin e mbledhur për të përmirësuar përvojën e klientit gjatë vizites në faqen tonë.
Vetëm nëse nuk na e kërkoni, ne mund t’ju kontaktojmë me email në të ardhmen për t’ju njoftuar për produkte ose shërbime të reja ose ndryshime në këtë politikë të privatësisë.
Çfarë baze juridike kemi për përpunimin e informacionit tuaj personal?
Sipas pëlqimit tuaj, kur është e aplikueshme. Kur ju, për shembull, zgjidhni të merrni njoftime ose emaile.
Qasja dhe kontrolli mbi informacionin
Ju mund të hiqni çdo kontakt të ardhshëm prej nesh në çdo kohë. Ju mund ta bëni këtë gjë si më poshtë, në çdo kohë, duke na kontaktuar nëpërmjet adresës së emailit apo numrit të telefonit të dhënë në faqen tonë të internetit:
Si i sigurojmë informacionet personale?
Ne e konsiderojmë privatësinë dhe sigurinë e informacionit tuaj shumë seriozisht. Ne do të përpiqemi të bëjmë çmos për të mbrojtur dhe siguruar informacionin tuaj personal duke përdorur teknologjitë tona. Ne e pranojmë rëndësinë e sigurisë së informacionit tuaj personal dhe për këtë arsye kemi marrë të gjitha masat e duhura organizative dhe teknike për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja nga çdo formë e përpunimit të rastësishëm ose të padrejtë.
Për sa kohë i mbajmë informacionet tuaja personale?
Ne do të ruajmë informacionin tuaj për kohëzgjatjen e bashkëpunimit tuaj me kompaninë tonë ose kur kërkohet nga ju që të fshijmë çdo informacion që kemi për ju. Në fund të periudhës së përdorimit, të dhënat tuaja do të fshihen plotësisht ose do të bëhen anonime.
Cili është ligji i zbatueshëm për përpunimin e informacionit tuaj nga ne?
Ligji në fuqi është Ligji Shqiptar, i formuar sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (BE) 2016/679, dhe në përgjithësi, korniza legjislative dhe rregullorja kombëtare dhe evropiane në fuqi për mbrojtjen e informacionit personal.
Cookies dhe cache
Ne përdorim “Cookies” në këtë faqe. Një cookie është një pjesë e të dhënave të ruajtura në një hard drive të vizitorit të faqes për të na ndihmuar të përmirësojmë eksperiencën tënde në faqen tonë dhe të identifikojmë vizitorët e përsëritur në faqen tonë, për shembull, kur përdorim një cookie për t’ju identifikuar. Cookies gjithashtu mund të na mundësojnë të ndjekim dhe të synojmë interesat e përdoruesve tanë për të rritur përvojën në faqen tonë. Përdorimi i një cookie nuk është në asnjë mënyrë i lidhur me ndonjë informacion personalisht të identifikueshëm në faqen tonë.
Lidhjet
Kjo faqe përmban lidhje me faqet e tjera. Ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen ose praktikat e privatësisë në këto faqe të tjera. Ne inkurajojmë përdoruesit tanë që të jenë të vetëdijshëm kur ata largohen nga faqja jonë dhe të lexojnë deklaratat e privatësisë të çdo faqe tjetër që grumbullon informacion personalisht të identifikueshëm.
Nëse ju mendoni se nuk po i përmbahemi kësaj politike të privatësisë, na kontaktoni menjëherë nëpërmjet numrave të telefonit të ofruar ose përmes postës elektronike.
HTT ka krijuar, mirëmbajtur dhe përmirësuar vazhdimisht sistemin e menaxhimit sipas rishikimit të fundit të ISO/ EC 17025, ISO/IEC 17020 dhe të gjitha standardeve të tjera të zbatuara dhe kërkesave të trupit tonë të akreditimit.
Ne bëjmë përpjekje të mëdha për të ruajtur paanshmërinë dhe integritetin operacional të analizës në përputhje me dispozitat e ligjeve kombëtare dhe ISO/ EC 17025; ISO/ IEC 17020 dhe të gjitha standardeve tjera të aplikuara.
Stafi ynë i laboratorit dhe personeli i inspektimit i përmbahet një Sistemi të Menaxhimit të Cilësisë rigoroz për të siguruar kënaqësinë e klientit kur përdorin shërbimet tona. I gjithë personeli i përfshirë në shërbimet e ofruara nga HTT është i njohur me dokumentacionin e kontrollit të cilësisë dhe i kupton politikat e menaxhimit dhe procedurat e punës dhe punon si ekip për të përmirësuar vazhdimisht drejt efektivitetit të sistemit të menaxhimit.
Menaxhimi i lartë është i përkushtuar për të përshtatur me ISO/IEC 17025, ISO/IEC 17020, dhe të gjitha standardet e tjera të zbatuara dhe kërkesat e trupit tonë të akreditimit. Ne vazhdimisht do të vlerësojmë dhe përmirësojmë efektivitetin e sistemit tonë menaxhimit sipas nevojave.
Qëllimi i sistemit të menaxhimit është të përcaktojë një drejtim standard për ofrimin e një shërbimi për klientët tanë të një cilësie sa më të lartë, duke ndërtuar besimin e konsumatorëve në vlefshmërinë e rezultateve të laboratorit dhe të trupës sonë inspektuese. Për më tepër, sistemi i menaxhimit siguron vazhdimësi pavarësisht nga ndryshimet në personel apo menaxhim. Manuali i cilësisë shërben si një mjet komunikimi, si dhe një mjet trajnimi për punonjësit e rinj.
HTT siguron në vazhdimësi një sistem menaxhimi të përputhshëm (duke përdorur procedura të dokumentuara dhe monitorimin e sistemit të menaxhimit).
Është shumë e rëndësishme që i gjithë personeli të veproj në përputhje me kërkesat e Sistemit të Menaxhimit, kërkesat e klientëve tanë, si dhe kërkesat e autoriteteve përkatëse rregullatore. Si rrjedhim, i gjithë personeli që kryen aktivitete laboratorike dhe inspektimi duhet të njohë ISO/IEC 17025, ISO/IEC 17020 dhe të gjitha standardet e tjera të aplikuara nga kompania, kërkesat e klientëve, manualin e cilësisë si dhe procedurat e tjera dhe instruksionet e punës që ndikojnë në cilësinë e punës.
Të gjitha aktivitetet e testimit, kalibrimit dhe/ose inspektimit duhet të kryhen në përputhje me Sistemin e Menaxhimit të kompanisë, metodat e përcaktuara dhe kërkesat e klientëve. Standardi jonë i shërbimeve do të tejkaloj pritshmëritë e klientëve tanë për rezultate të testimit të sakta, të përsëritshme dhe të paanshme.
Personeli duhet të jetë i aftë për të kryer aktivitetet e laboratorit dhe /ose inspektimit dhe të jetë i paanshëm në vazhdimësi.
HTT është e përkushtuar për tu siguruar klientëve shërbime me cilësi profesionale shumë të lartë duke siguruar se testimet, kalibrimet dhe/ose inspektimet kryhen sipas standardeve të larta të shërbimit për të arritur kënaqësinë e klientëve, saktësinë në rezultat dhe shpërndarjen në kohë të raporteve/certifikatave dhe të arrij ose tejkaloj pritshmëritë e klientëve në vijimësi.
Laboratori dhe/ose trupa inspektuese mban marrëdhënie të shëndetshme me klientët duke bashkëpunuar me ta ose me përfaqësuesit e tyre në sqarimin e kërkesave, monitorimin e rezultateve të aktivitetit, etj.
HTT synon plotësimin e kërkesave ligjore dhe kërkesave të tjera në përputhje me burimet e energjisë në përdorim nga kompania, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit e sigurisë në punë si dhe sigurisë së informacionit.
Përdorimin e automjeteve për transport nga shoferë që kanë një mbrojtje të lartë ndaj mjedisit si dhe monitorimin efikas të rregullshmërisë së tyre për mbrojtjen e punonjësve. Punonjësit monitorohen herë pas here në lidhje me shëndetin e tyre për të siguruar marrjen e masave parandaluese.
Bashkëpunimin me furnitor që sigurojnë materiale dhe pajisje të testuara për impaktin që ato kanë në mjedis dhe të një sigurie të lartë për punonjësit dhe një sigurie të lartë për sigurinë e informacionit. Gjithashtu është e orientuar në përdorimin e komunikimit elektronik për shpërndarjen e dokumentacionit, duke eliminuar sa më shumë printimin e tyre për mbrojtjen e pemëve dhe mjedisit. Janë vendosur akseset nga punonjësit në informacionin elektronik sipas të drejtave të përdoruesve të paracaktuara.
Sigurimi i informacionit në sistemin cloud të zbatuar nga HTT nëpërmjet marrëveshjes së sigurisë me Dropbox, menaxhimit të aksesit të punonjësve nëpërmjet metodës së identifikimit me dy hapa dhe përcaktimit të të drejtave të kufizuara, si dhe backup të rregullt të të dhënave.
Sigurohen rezultate të besueshme në shërbimin e testimit, kalibrimit dhe inspektimit nëpërmjet praktikave profesionale të rrepta për të gjitha shërbimet e ofruara.
Përkushtimi jonë tregohet nëpërmjet pjesëmarrjes së vazhdueshme në aktivitete të cilat vlerësojnë dhe sigurojnë cilësinë dhe integritetin e këtij sistemi.
HTT ka një sistem të mirë-hartuar të sigurisë të matjeve, i cili sjell konfidencë dhe besueshmëri në cilësinë e rezultateve të matjes së laboratorit duke siguruar që rezultatet e matjes janë metrologjikisht të gjurmueshme.
HTT kryen vlerësimin e rreziqeve dhe oportuniteteve të biznesit si dhe vlerësimin e rreziqeve mbi aspektet mjedisore, sigurinë dhe shëndetit në punë si dhe sigurisë së informacionit.
Marrjen e të gjitha masave të nevojshme, gjatë proceseve të punës për eleminimin, minimizimin, izolimin dhe kontrollin e kërcënimeve dhe rreziqeve të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe sëmundjeve profesionale për punonjësit e kompanisë dhe publikun.
Garantimin e nivelit më të lartë të sigurisë së informacionit duke përmirësuar vazhdimisht proceset dhe aktivitetet që përpunojnë të dhëna të rëndësishme të punonjësve, klientëve, dhe palëve të treta që kanë lidhje me kompaninë. Kjo sigurohet nëpërmjet ruajtjes së konfidencialitetit (fshehtësisë) të informacioneve të brendshme që zotëron si edhe atyre të jashtme në të cilat kompania ka akses, (informacioneve të klientëve dhe furnitorëve me të cilët kompania bashkëpunon etj).
Sigurimit të integritetit (paprekshmërisë) të informacionit në mënyrë jo-korrekte, ose të pa-autorizuar duke përdorur të drejtat dhe akseset e përshtatshme në të gjitha proceset e punës me klientët, individët, punonjësit dhe palët e tjera të interesuara. Ndjeshmëria e informacionit në çdo proces pune, është e mirë përcaktuar në sistemet e menaxhimit të kompanisë nëpërmjet zbatimit të standardit ISO 27001.
Garantimit të disponueshmërisë së informacionit të nevojshëm në proceset e punës brenda kompanisë, kundrejt klientëve dhe ndaj palëve të interesuara në bazë të klasifikimit të tij sipas procedurave të Sistemit të Integruar të Menaxhimit.
Duke iu bashkuar vendimmarrjes së kryer në Marrëveshjen e Parisit kompania HTT synon të mos ndikoj në rritjen e temperaturës globale më shumë se 2oC.
Për të zbatuar politikën e cilësisë, HTT ka përcaktuar objektivat e cilësisë siç është përshkruar në PR-54: Menaxhimi i Objektivave.
Këshillimin dhe pjesëmarrjen e vazhdueshme të punonjësve dhe Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, në proceset dhe vendimmarrjet e kompanisë.
PAANSHMËRIA
Menaxhimi kryesor njeh se paanshmëria është shumë e rëndësishme për klientët dhe palët e interesuara dhe përkushtohet për të siguruar paanshmërinë në të gjithë aktivitetin e testimet, kalibrimit dhe inspektimit. HTT-High Tech Tests siguron se testimi, kalibrimi dhe inspektimi janë kryer në mënyrë të paanshme nga detyrimet kontraktuale.
Kompania jonë ka dokumentuar struktura, politika dhe procedura për të menaxhuar paanshmërinë dhe për tu siguruar se aktivitetet përkatëse janë kryer në mënyrë të paanshme.
HTT ka krijuar procese për tu siguruar se personeli gjithmonë i kryen shërbimet në mënyrë të paanshme dhe të pavarur. Për të siguruar funksionimin e këtyre proceseve, HTT punon bazuar në konceptin e riskut. Për më tepër, HTT ka krijuar një komitet për sigurimin e paanshmërisë, dhe paanshmëria e shërbimeve tona do të kontrollohet në mënyrë periodike.
Ne ruajmë një prezencë të objektivitetit, pavarësisë, neutralitetit dhe lirisë nga konflikti i interesit.
Të gjithë punonjësit tanë janë të vetëdijshëm për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre dhe që kërkesa për paanshmëri duhet të mirëmbahet gjatë gjithë kohës për të siguruar që mos të ketë konflikt interesi.
HTT mban përgjegjësi për aktivitetet e saj dhe nuk lejon që presionet tregtare, financiare dhe të tjera të ndikojnë në paanshmëri.
HTT nuk pranon asnjë shërbim ose ndihmë konsulence që rrezikon paanshmërinë.
Rreziqet për paanshmëri identifikohen në mënyrë të vazhdueshme dhe eliminohen/minimizohen nëpërmjet politikave dhe procedurave.
KONFIDENCIALITETI
HTT mban përgjegjësi të plotë për konfidencialitetin e të gjithë informacioneve të marrë nëpërmjet aktivitetit të laboratorit dhe trupës inspektuese.
HTT përkushtohet në ruajtjen e konfidencialitetit të klientëve tanë apo palëve të interesuara dhe çdo informacion i marrë apo krijuar gjatë kryerjes së shërbimit të aktivitetit tonë ose i siguruar nga burime të ndryshme nga klientët, do të konsiderohet si konfidencial.
HTT nuk nxjerr informacione konfidenciale jashtë HTT pa miratimin paraprak me shkrim nga klienti dhe palët e tjera të interesuara, përveç rastit kur ligji përcakton ndryshe ose për të përmbushur detyrimet ligjore.
HTT-High Tech Tests nuk do të zbuloj informacione të tilla për palët e treta, përveçse kur është dhënë miratimi paraprak nga klientët dhe/ose palët e tjera të lidhura, përveçse kur kërkohet nga ligji.
I gjithë personeli ynë është i vetëdijshëm se kërkesa për konfidencialitet duhet të mbahet në çdo kohë.
HTT-High Tech Tests është e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të integritetit, drejtësisë dhe sjelljes etike, duke përfshirë respektimin e plotë të të gjitha kërkesave ligjore përkatëse dhe kërkon që të gjithë punonjësit e saj (duke përfshirë Administratorin), menaxherët, punonjësit, furnitorët e produkteve dhe shërbimeve etj., që veprojnë në emër të saj përmbushin të njëjtat standarde të integritetit, drejtësisë dhe sjelljes etike, duke përfshirë pajtueshmërinë me kërkesat ligjore.
HTT-High Tech Tests përkushtohet dhe kryen aktivitetet e biznesit të saj në mënyrë të ligjshme dhe në një mënyrë që është në përputhje me detyrimet e saj të pajtueshmërisë.
Nuk ekziston asnjë rrethanë sipas së cilës është e pranueshme për HTT-High Tech Tech Tests ose ndonjë nga punonjësit e saj që në mënyrë të vetëdijshme dhe të qëllimshme të mos respektojnë ligjin ose të veprojnë në mënyrë jo etike gjatë kryerjes së biznesit të HTT-High Tech Tests.
Politika e Pajtueshmërisë Ligjore dhe Rregullatore përcakton parimet gjithëpërfshirëse dhe përkushtimin për veprim të HTT-High Tech Tests, në lidhje me arritjen e pajtueshmërisë duke: