High Tech Tests (HTT) pati kënaqësinë të marrë pjesë në një Krahasim Ndërlaboratorik Ndërkombëtar (Interlaboratory Comparison – ILC) për testimin/kalibrimin metrologjik të matësve të energjisë elektrike i cili u zhvillua ndërmjet laboratorëve pjesëmarrës të akredituar, përkatësisht: Laboratori për Matje Elektrike (LEM) pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit (UKIM-FEIT), Shkup, dhe Trupën e Akredituar të Inspektimit të Matësve të Energjisë Elektrike pranë Elektrodistribucija DOOEL Skopje,Maqedonia e Veriut.
Krahasimet ndërlaboratorike (ILC) përfaqësojnë një nga mekanizmat më të rëndësishëm për verifikimin e kompetencës teknike dhe besueshmërisë së rezultateve të matjeve ndërmjet pajisjeve matëse reference të përdorur nga laboratorët përkatës . Pas përpunimit dhe vlerësimit të rezultateve të pjesëmarrësve, u konfirmua se të tre pjesëmarrësit përmbushën me sukses kriteret e vlerësimit të këtij krahasimi.
Rezultatet positive të marra nga ky ndërkrahasim ndërlaboratorik (ILC) konfirmojnë kompetencën teknike të laboratorëve pjesëmarrës në përputhje me standardet ndërkombëtare të akreditimit.
HTT vlerëson bashkëpunimin dhe dedikimin e shkëlqyer me partnerët e këtij aktiviteti të realizuar i cili ndihmon në përmirësimin e cilësisë dhe besueshmërisë të rezultateve të marra në shërbimin që këta pjesëmarrës ofrojnë.
Ne mbetemi të përkushtuar ndaj ofrimit të shërbimeve me standardet më të larta profesionale, duke vepruar me pavarësi, paanshmëri dhe integritet.

HTT u krijua fillimisht në 1993. Në 2012, u krijuan shërbimet e matësave elektrikë dhe ato po operonin si kompani e vetme e pavarur. Zgjerimi ynë na ka lejuar luksin për të mbetur një kompani e orientuar drejt shërbimit dhe aftësinë për të qëndruar të paanshëm në rekomandimet tona për klientët tanë. Ne nuk shesim produkte. Malli ynë i vetëm është shërbimi. Ne ofrojmë shërbime të plota të verifikimit, inspektimit dhe kalibrimit për instrumentet e energjisë elektrike si dhe shërbime të kalibrimit për instrumentet e tjerë të përdorur për matjen e madhësive elektrike.