ensq
+355 68 90 83 803 E hënë - E premte 08:30 - 17:00 Rruga “Andrea Kushi”, Tirana, Albania Ora Lokale:
sqen
Akredituar
ISO 17025
Akredituar
ISO 17020
Laboratori i parë
Kalibrimi Privat në Shqipëri
Oferte Shërbimi Kalibrimi

Anomalitë

Gjatë procesit të punës, diagramat e instalimeve, lidhjet e gabuara, ndërhyrjet në matësa dhe shumë anomali të tjera vërehen gjate inspektimit në vend ose në laborator. HTT ka përgatitur dy lista të koduara individuale të cilat mbulojnë shumicën e anomalive të zakonshme të gjetura. Nën këtë seksion po rendisim çdo anomali me shpjegimin e saj.

Anomalitë e matësave të energjisë elektrike

  • 1. Matësi ka dëmtim fizik që e bën atë të pa përdorshëm
  • 2. Kapaku i matësit është i dëmtuar / thyer duke e bërë atë të pa përdorshëm
  • 3. Matësi ka vrimë në kapakun mbrojtës të tij duke e bërë atë të pa përdorshëm
  • 4. Matësi ka ndërhyrje fizike nga jashtë duke e bërë atë të pa përdorshëm
  • 5. Matësi ka bllokim mekanik të plotë (disk i frenuar)
  • 6. Matësi ka bllokim mekanik në disa pika të testimit në stendë
  • 7. Disku i matësit fërkon me magnetin permanent
  • 8. Matësi bllokohet në pikat e testimit me ngarkesë të ulët
  • 9. Matësi ka shumtim të qarqeve të rrymës (urë)
  • 10. Matësi ka dëmtim të qarqeve të rrymës
  • 11. Matësi është lidhur në rrjetin elektrik në drejtim të kundërt
  • 12. Matësi ka urë të hapur të qarqeve të tensionit
  • 13. Matësi ka këputje të qarqeve të tensionit
  • 14. Matësi ka bobinë të qarqeve të tensionit të këputur ose të djegur
  • 15. Matësi ka terminal të djegur / ose të dëmtuar
  • 16. Morseteria e matësit është e dëmtuar dhe ai është i pa përdorshëm
  • 17. Matësi ka dëmtime në disk ose shenja dalluese në disk (njollë e kuqe ose e zezë) është e pa lexueshme
  • 18. Matësi ka xhamin me njolla që e bënë të palexueshme shenjen e kuqe (zezë) në disk
  • 19. Matësi ka të dëmtuar ekranin (display)
  • 20. Matësi ka xhamin e dëmtuar fizikisht
  • 21. Matësi ka të dëmtuar kapakun e makinerisë dhe është i pa përdorshëm
  • 22. Matësi elektrik ka pësuar lidhje të shkurtër midis qarqeve të Tensionit/Rrymës ose me trupin
  • 23. Matësi ka të dëmtuar sistemin e regjistrimit të energjisë së konsumuar
  • 24. Nuk pulson sinjali i impulseve së energjisë aktive
  • 25. Matësi ka të dëmtuar sistemin e frenimit dhe është i përshpejtuar
  • 26. Matësi ka diagramën vektoriale të lidhjeve të gabuar
  • 27. Matësi nuk ka vulë makinerie
  • 28. Teli i vulave të makinerisë është i këputur
  • 29. Matësi nuk ka vulë morseterie
  • 30. Matësi nuk ka vulë makinerie dhe vulë morseterie
  • 31. Matësi ka ndërhyrje në sistemin e vulave/etiketave
  • 32. Përcjellësi i neutrit është i këputur
  • 33. Regjistri elektronik i matësit nuk e ruan vlerën e re të leximit pas matjes
  • 34. Matësi mund të ketë koeficientin e rrotullimeve jo të saktë
  • 35. Matësi e ka të korrigjuar me shkrim dore koefiçientin e tij rrot/kWh
  • 36. Matësi elektronik nuk e ruan leximin pas testimit duke e bërë atë të pa përdorshëm
  • 37. Ky lloj matësi (bunker) e ka të dëmtuar automatin dhe nuk mund të testohet
  • 38. Matësi elektrik është i djegur plotësisht
  • 39. Matësi nuk u bashkëvulos sepse nuk ka kapak morseterie
  • 40. Matësi nuk mund të testohet në terren për mungesë rryme dhe/ose tensioni
  • 41. Parregullsi në impulset lexuese të energjisë aktive dhe reaktive
  • 42. Ritestim në laborator
  • 43. Matësi nuk e ruan pjesën dhjetore (x1/10 ose x0.1) të energjisë së regjistruar
  • 44. Automati i matësit s’takohet në pikat me ngarkesë të lartë
  • 45. Matësi ka dëmtim fizik të brendshëm
  • 46. Matësi s’takohet në pikat me ngarkesë të lartë
  • 47. Në disa pika të testimit në stendë disku i matësit rrotullohet mbrapsht
  • 48. Matësi ka të prishur izolacionin midis qarqeve të rrymës dhe të tensionit
  • 49. Matësi është instaluar në N/stacion dhe gabimi max i lejuar është 2.5% për klasën 2
  • 50. Matësit nuk mund ti vendoset vulë makinerie sepse nuk e lejon konstruksioni i tij
  • 51. Verifikim për klient të palidhur ose që i është ndërprerë lidhja me energji elektrike
  • 52. Gjatë bashkëvulosjes matësit elektronik për mungesë tensioni nuk mund ti lexohet energjia e konsumuar
  • 53. Informacioni në targetin e matësit nuk është i plotë
  • 54. Matësi u ndryshua me kërkesë të operatorit të OSSH
  • 55. OSSH refuzon të ndryshojë lidhjet për të rregulluar diagramën vektoriale
  • 56. Matësi elektromekanik (induktiv) ka vetëlëvizje të diskut
  • 57. Matësi u testua pasi operatorët e OSSH korrigjuan anomalinë e gjetur
  • 58. Testimi i matësit nuk mund të kryhet si pasojë e dëmtimit fizik të tij
  • 59. Matësi u testua me koeficientin e korrigjuar të rrotullimeve për 1 kWh
  • 60. Matësi i pa verifikuar u bashkëvulos me kërkesë të OSSH
  • 61. OSSH nuk ka paraqitur informacion mbi ID-në e Klientit
  • 62. Testimi i Matësit u krye si pasojë e kërkesës së Drejtorisë Rajonale
  • 63. Lidhje e Re
  • 64. Testimi i Matësit u krye si pasojë e kërkesës së NJOS / TASK FORCE
  • 65. Testimi i Matësit u krye si pasojë e Kërkesës ndaj Klientit KNK
  • 66. Testimi i Matësit jashtë objektit të kontratës u krye si pasojë e kërkesës dhe miratimit së OSSH
  • 67. Kapaku i makinerisë së matësit u hap me kërkesë të operatorit OSSH
  • 68. Matësi ka të përshtatur një rele e cila s’takon qarqet e tensionit me komandim në distancë dhe matësi nuk regjistron saktë energjinë
  • 69. Matësi ka të ndezur indikatorin e hapjes së kapakut të makinerisë dhe/ose indikatorin e baterisë (ose Orës)
  • 70. Numri Serial në targetin e Matësit është i ndryshëm nga ai që shfaqet në ekran (display)
  • 71. Shërbimi i përsëritur i bashkëvulosjes për matësin elektrik të pa verifikuar u krye me kërkesë të OSSH

Anomalitë e transformatorëve të rrymës

  • 1. Transformatori i rrymës ka dëmtim fizik që e bën atë të pa përdorshëm
  • 2. Kapaku i sekondarit të transformatorit të rrymës është i dëmtuar / thyer
  • 3. Morseteria e transformatorit të rrymës është e dëmtuar dhe ai është i pa përdorshëm
  • 4. Transformatori i rrymës është i djegur plotësisht
  • 5. Transformatori i rrymës ka shumtim të qarqeve të rrymës
  • 6. Transformatori i rrymës është lidhur në rrjetin elektrik në drejtim të kundërt P1 - P2
  • 7. Transformatori i rrymës është lidhur në rrjetin elektrik në drejtim të kundërt S1 - S2
  • 8. Transformatori i rrymës ka këputje në qarqet sekondare
  • 9. Transformatori i rrymës nuk mund të inspektohet për mungesë rryme
  • 10. Transformatori i rrymës nuk u vulos sepse nuk ka kapak morseterie
  • 11. Transformatori i rrymës ka ndërhyrje në sistemin e vulave /etiketave
  • 12. Koeficienti i matur nuk është i njëjtë me targetin e TRR
  • 13. Informacioni në targetin e transformatorit të rrymës nuk është i plotë
  • 14. Transformatori i rrymës e ka të shënuar me shkrim dore koefiçientin e tij të transformimit
  • 15. Ritestim në laborator
  • 16. Transformatori i rrymës u inspektua pasi operatorët e OSSH korrigjuan anomalinë e gjetur